Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Antonio Baldellin, anëtar i Dhomës së Deputetëve në Parlamentin Italian.
Balla publikoi në rrjete sociale foto nga ky takim teksa shprehu kënaqësi të mirëpriste në Lushnjë kolegun, anëtarin e Dhomës së Deputetëve në Parlamentin italian, Antonio Baldelli përfaqësues i FDI të Kryeministres Giorgia Meloni.
“Diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera midis vendeve tona në planin politik dhe mundësinë për forcimin e tyre edhe në planin ekonomik nëpërmjet projekteve konkrete në sektorë të ndryshëm ku në fokus të takimit ishte vendosja e kontakteve për më shumë eksporte bujqësore nga Myzeqeja në Rajonin e Marches dhe gjithë Italinë”, u shpreh Balla.
Balla vlerësoi se, Italia mbetet një partner strategjik dhe i palëkundur në përkrahjen dhe mbështetjen e perspektivës së Shqipërisë në BE.