I ftuar në Report Tv, kandidati i PD për Tiranën, Roland Bejko u bëri thirrje demokratëve që të mos votojnë Ilir Metën, pasi ai përfaqëson të majtën. Ai shtoi se Berisha e ka bërë gati testamentin politik, dhe do që t’ia lërë Metës partinë.

“Meta është ai që ka përfituar nga qeverisja e PD, na futi edhe imazhin e keq të korrupsionit. Shkoi bëri aleancë me Ramën, pastaj erdhi prapë te demokratët. Mos votoni partinë e Metës. Mos dëgjoni Berishën. Është duke nënshkruar testamentin politik, gjithçka do t’ia lëri metës. Nuk mund të votojë një i djathtë një të majtë”, vijoi Bejko.

Ndërkohë, Bejko u ndal edhe në programin e tij me 15 pika për Tiranën. Bejko tha se do të ketë përgjysmim të taksave, kanë planifikuar ndërtimin e 5 qendrave polifunksionale në hyrje të Tiranës, të cilat do të shërbejnë për parking, por edhe për tregjet ushqimore. Këto tregje tha Bejko se do të jenë për fermerët e zonave rurale, që do të kenë mundësi të tregtojnë prodhimet e tyre. Bejko tha se kanë parashikuar ndërtimin e Do bëjmë 250 km rrugë rurale që i mungon malësisë së Tiranës, si edhe subvencionim për për nxitjen e prodhimit vendas

“Taksat do të ulen me 50%. Është shumë interesante propozimi që ne kemi bërë, për krijimin e 5 qendrave polifunksionale, hyrjet e Tiranës do të ndërtohen parkimi mbi dhe nën tokësore, hyjnë rreth 30 mijë mjete, të cilat në mungesën e parkimeve, ato ngarkojnë trafikun brenda Tiranës, rrisin ndotjen. Këto do të jenë 5 pika ku do të ndërtohen tregjet me parimin kilometri 0. Tregjet agroushqimore të fermerëve të Tiranës, të pjesës rurale që do nxjerrin prodhimin e tyre. Ikën monopoli i tregut agroushqimor që ka tarifa të larta. Kilometri zero do nxisë prodhimin vendas. Ata kanë një problem, mungesën e rrugëve. Do ju japim edhe subvencionime për nxitjen e prodhimit vendas. Turizmi agroushqimor apo i natyrës do të jetë me zero taksa.

Arsimi dhe shërbimi ambulator, kopshte, çerdhe do jenë 15 minuta larg banesës së qytetarit. Do kemi politikë të qartë të ndërtimit ët shkollave. Ka shumë propagandë nga Veliaj në këtë aspekt, por kemi mungesë të shkollave të reja. Ka shkolla ku nxënësit e bëjnë mësimin me tre turne, kopshte dhe shkollat janë të mbipopulluara”, tha Bejko.