Kiara e re e rifutur brenda shtëpisë duket se ka ndikuar hapur në lojën e Luizit.

Së fundmi në një bisedë me Kiarën, këngëtari rrëfeu atë që bisedoi me Efin për marrëdhënien e ftohtë. Luizi i tregoi Kiarës se i kishte thënë Efit që ka një plan dhe është i fokusuar te loja ndërsa nuk ka asgjë që nuk shkon me të.

Biseda e këtyre të fundit u zhvillua pasi Efit iu duk sikur rikthimi i saj në shtëpi nuk u prit aq mirë nga Luizi, i cili po i mban distancë.

Efi e pyeti Luizin që çfarë nuk shkon me marrëdhënien e tyre, që solli këtë ftohje të menjëhershme pasi më parë ishin miq shumë të mirë.

Por këngëtari i sqaroi se bëhet fjalë vetëm për lojë dhe janë në një tjetër fazë ndaj është i fokusuar se i kanë mbetur pak ditë.