Edi Rama: Ne kemi bërë një transformim revolucionar në aspektin e digjitalizimit të marrëdhënieve me sipërmarrjen dhe shtetin dhe nuk ka asnjë krahasim të mundshëm apo të imagjinueshëm nëse kujtojmë se si paguheshin taksat e si veprohej me doganat e TVSH-në jo shumë vite më parë e do ndodh sot. Nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm që çështja e konkurrueshmërisë dhe lehtësimit të gjithë procesit të sipërmarrjes lidhet me transparencën në proceset konkurruese. Këtë sistem duhet ta shoqërojmë me eliminimin e korrupsionit dhe jemi duke përgatitur një tjetër projekt duke shfrytëzuar inteligjencën Procesi i prokurorimit i përzgjedhur nga misioni që i ka prokuruar vetë kontratat me sipërmarrësit është një proces që na ka mësuar shumë dhe na ka bërë të kuptonim që mund të ndërtojmë një rrugë e të kemi një aleancë me shume institucione dhe nga ana tjetër kemi programin e inteligjencës artificiale për të gjithë procesin e prokurorimit. Do të mbarojë shumë shpejt historia ke vulën s’ke vulën mungojnë letra e deklarata që e dimë shumë mirë çfarë tmerri janë për këtë proces. Çdo të dhënë për kompanitë do ta bëje inteligjenca artificiale. Kur prokurorimet të zhvillohen kompanitë do të duet vetëm të çojnë çmimin asnjë gjë tjetër dhe kjo është e mundshme vetëm falë teknologjisë. Do të kontraktojmë partnerë ndërkombëtarë dhe që nga ky moment asnjë ministri apo KVO (komision vlerësimi i ofertave), nuk do të ketë më punë me këtë punë sepse bëjnë mijëra prokurorime dhe kemi një numër KVO që është marramendës. Ministritë nuk janë për të bërë prokurorime janë për të bërë politika ky do të jetë një lehtësim i jashtëzakonshëm, biznesi do të lehtësohet, qeveria do të lehtësohet dhe raportet përkatëse do të vlerësohen e ne do të ngjitemi shumë më lart në luftën kundër korrupsionit. E fundit është masa që do të marrim për të ndaluar me abuzimin ndaj punonjësit e për të treguar që koha e shfrytëzimit të krahut të punës ka mbaruar. Një punonjës shqiptar nuk mund të shfrytëzohet, jetojmë në një sistem që nuk mund të vëmë paga për sektorin privat por kundër shfrytëzimit të punonjësve. Nuk do të ketë më mundësi të merren kontrata apo leje ndërtimi nëse nuk do të provojnë që punonjësit do të paguhen në mënyrë dinjitoze. Në kompanitë e ndërtimit nuk ka punonjës që paguhen me pagë minimale. Po të shikoni deklarimet gjysma e punonjësve të ndërtimit janë me pagë minimale se ndërtuesit shqiptarë, jo të gjithë, të cilët marrin leje nuk i mjaftojnë të gjitha të ardhurat se i duhet edhe pensioni edhe e drejta e shëndetit të punonjësve të vet. I japin gjysmën në bankë gjysmën në të zezë dhe kështu të gjitha baballarët e nënat që presin tu rriten pensionet nuk do u rriten sepse do ia marrin bizneset. Që të rrisim pensionet duhet të kemi më shumë kontribute nga sigurimet. Në këtë pikë është e domosdoshme që të bëjmë një hap përpara. Nuk më duket rruga më e mirë të çojmë inspektorë nëpër hotele sepse ka probleme por do të vendosim disa pengesa. Jam i bindur që këtu do të ndahet shapi nga sheqeri edhe për mirë sepse ka biznese që i kanë pagat më të larta.
Forumi ekonomik/ Rama: Do mbarojë shpejt historia e letrave e vulave, çdo të dhënë do e bëje inteligjenca artificiale
Rama kujton vitet 90-të dhe ndarjen me PD: Berisha s’donte të lironte të burgosurit...
Kryeministri Edi Rama dhe këngëtari i njohur Shkodran Frederik Ndoci i ftuar në Podcastin “Flasim” kujtuan momentet kur të dy atëherë studentë në Universitetin...
A ka dalë martesa jashtë mode? Ja si përgjigjen shqiptarët
Në një kohë kur diskutimet e shoqërisë edhe për shkak të zhvillimeve dhe sidomos të problematikave me dhunën në familje dhe shëndetin e familjeve...
E përditshmja italiane “Skyscanner”: Vizitoni plazhet më të bukura në Shqipëri
Rërë e butë, ujë i kristaltë, peizazhe që të lënë pa frymë – zbuloni plazhet mahnitëse të Shqipërisë, sipas një artikulli të botuar në...
Horoskopi, njihuni me dy shenjat më me fat për sot
Këto janë dy shenjat më me fat për sot:
Luani- Dashuria për ty është gjithmonë në vendin e parë dhe do të arrish të...
“Vula” e PD-së/ Gjykata e Apelit cakton datën, ja kur do të rinisë shqyrtimi...
Gjykata e Apelit në Tiranë ka caktuar 11 qershorin (ora 10:00) si datën kur do të rinisë sërish gjykimin e vulës dhe statutit të...
Arrestohen në SHBA dy shtetas kinezë, akuzohen për mashtrime me kriptovaluta
Autoritetet amerikane kanë ngritur akuza ndaj dy shtetasve kinezë për mashtrimin e disa viktimave me kriptovaluta që kapin shumën prej të paktën 73 milionë...
22 gola dhe 10 asistime, Cole Palmer zgjidhet lojtari më i mirë i ri...
Cole Palmer ka fituar çmimin e futbollistit të ri të vitit në Premier League.
Ylli i Chelsea-t, i lindur në vitin 2002, deri më tani...
Zelensky nënshkruan ligjin që lejon të dënuarit me burg të shërbejnë në ushtri
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të premten një ligj, i cili i lejon të dënuarit me burg të shërbejnë nën kushte...
Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 18 Maj 2024
Dashi
Ju nuk ndaheni dot nga e kaluara. Ju këshillojmë se është e kotë të mendoni për diçka që i përket së shkuarës. Gjeni forcat...
Kosova nuk u anëtarësua në KiE, Haradinaj “shpërthen” ndaj Kurtit
Dështimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës sot duhet t’i faturohet kryeministrit Albin Kurti, ka deklaruar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e...