Standardi i njehsimit të diplomave të përdorua në vitin 2010 rezulton të ketë qenë preferencial. Për të njëjtin nivel shkollimi në SHBA, pra një bachelor katër vjeçar, studentëve u njihet normalisht bachelor ndërsa Këlliçit i është njohur si Master shekencor.
Ligji shqiptar i asaj kohe e përcakton qartë se njehsimi i asaj diplome në Shqipëri është e barazvlefshme me Bachelor.
Ja se si komisioni ka dhënë dy vendime të ndryshme. Ky më poshtë është një student që ka mbaruar të njëjtin nivel arsimor pra një bachelor katër vjeçar dhe ja kanë njohur Bachelor.
Më poshtë është vendimi për Belind Këllicin që ja kanë njohur si Master shkencor.
Me këtë akt Komisioni i Njehsimit të Diplomave duhet të ndiqet penalisht, pasi njohja si Master shkencor ka efekt financiar dhe administrativ pasi pranohet në punë shteti dhe paguhet si me Master ndërkohë që nuk është si i tillë.