Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri prezantoi sot kandidatin e PS për kryetar bashkie në Belsh, Arif Tafani.
Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, theksoi se kryebashkiaku Tafani dhe PS kanë treguar se e kanë transformuar Belshin duke e kthyer në një atraksiomn turistik.
“Kjo qeveri ju ka bërë krenarë jo se jeni nga ky vend por e ka kthyer bukurinë e këtij vendi dhe e ka lidhur me karakterin tuaj si belshak dhe kjo ka një emër, Partinë Socialiste dhe natyrshëm Arifin. Falë vizionit të një kryetari bashkie që jo më kot ka arritur të marrë vëmendjen e kryeministrit të Shqipërisë me gjithë këto projekte, ka ardhur për një arsye të vetme, sepse ky di të punojë, ky di të kërkojë projekte, ky di të pareqësë në qeveri ku ka shumë kërkesa të tjera për financime dhe di ti fitojë dhe di ti mirëadministrojë ato. Arifi është garancia e vetme e kësaj lidhje shumë të mirë mes qeverisë, edhe komunitetit të njerëzve këtu. Prandaj ne do të vazhdojmë përpara ta bëjmë këtë realitet dhe duam mbështetje për PS. Por mbi të gjitha edhe të tregojmë mirënjohje”, tha ai.

Numri dy i socialistëve u shpreh se PS ka treguar se është një forcë qeverisëse me karakter social, duke ndërmarrë vendime që lehtësojnë jetën e qytetarëve.

“Qeverisja e Edi Ramës, pavarësisht vështirësive e ka kthyer shumë vëmendjen në dimensionin social. Jo më kot të gjitha ato vendime, që tani po na i sulmojnë e që s’ju vjen mirë, që kanë të bëjnë edhe me shpërblimet për pensionistët, janë një dimension human që i shkojnë direkt pensionistëve për të zbutur efektet që kanë pasur rritjet e çmimeve. Këtë e ka bërë qeveria socialiste, prandaj dhe ne ndjehemi krenar për këtë. Edhe vendimi i fundit për rritjen e pagave është i rëndësishëm për të mbajtur të rinjtë dhe të rejat tanë në këtë vend për të punuar dhe në administratë shtetërore, për të qenë dhe konkurent me pagat që ofron privati, por mbi të gjitha dhe për të kontribuuar te fondi i pensioneve. Kjo do të jetë garancia për të rritur dhe pensionet”, deklaroi ai.

Teksa kërkoi mbështetjen për kryebashkiakun Tafani, Gjiknuri nënvizoi se alternative përballë nuk ofron asnjë garanci për qytetarët.
“Unë them se edhe kjo është një e mirë që duhet ta shohin një pjesë e mirë e madhe e shqiptarëve dhe ka vetëm një alternativë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.
Vota për kryetarin e bashkisë në këtë rast patjetër shkon për Partinë Soialiste edhe për kryeministrin Edi Rama për këto politika të nisura që do të ndikojnë në rritjen e mirëqenies.
Nuk kemi alternativë përballë për të hedhur votën dëm për të bërë atë aksidentin politik të ndalimit të zhvillimit jo vetëm të Belshit, por të gjithë Shqipërisë.
Përballë kemi një martesë të re Berisha – Meta. Madje tani Berisha ka hyrë te lista e Ilir Metës se po të shikoni listat e këshillit, lista e Ilir Metës janë dhe ata. Ka vajtur Saliu te Iliri se siç duket do t’i trashëgojë partinë. Atëherë, janë alternativa të stërkonsumuara, nuk përfaqësojnë asgjë”, deklaroi drejtuesi politik I PS për qarkun e Elbasanit.
Numri dy I socialistëve nënvizoi rëndësinë e votës jo vetëm për kandidatin, por dhe për anëtarët socialist në Këshillin Bashkiak për të mos penguar projektet dhe investimet.
“Këtu konkurohet me projekte, me vizion, me organizatë, çfarë përfaqëson! Prandaj them që nuk ka asnjë arsye që të hidhet vota dëm. Vota duhet të shkojë për këshillin e Partisë Socialiste për të mos u mbajtur peng nga interesa të vogla. Interesat tuaja janë më të mëdha se interesat e individëve të vegjël. Përse? Sepse ju keni interesin e zhvillimit të Belshit.
Ato projekte që u thanë këtu, që ka mbetur një pjesë në mes, ne do ti çojmë përpara dhe me mbështetjen e këshillit socialist”, theksoi Gjiknuri.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Belshit Arif Tafani vuri në dukje se këto investime të prekshme për të gjithë nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e pakushtëzuar të qeverisë dhe Kryeministrit Rama.
“Me krenari e them që jemi në krye të listës së turizmit në brendësi të vendit, të agroturtizmit në Shqipëri. Sot Belshin e vizitojnë mbi 3-4 mijë. vizitorë në javë. Projekti tjetër i madh ishte projekti i infrastrukturës rrugore. Të gjithë e mbani mend rrugën Belsh-Cërrik.Ne kemi bërë të mundur që të sistemojmë dhe të lidhin 17 fshatra këto 8 vite me qendrën e njësisë administrative ose me akset e rrugëve nacionale.Ka përfunduar rrjeti I shpërndarjes së ujësjellësiit në 15 fshatra, por kemi dhe 20 fshat të tjerë që e duan këtë rrjet shpërndarës. Kemi arritur të rikonstruktojmë 5 shkolla. Kemi edhe 8 shkolla për të bërë. Unë mund të deklaroj se qeveria e Edi Ramës është e vetmja dhe e para që nga viti 2016 që i ka kthyer sytë nga fshati”, tha Tafani.

Ashtu sikurse Gjiknuri, edhe kryebashkiaku Tafani nënvizoi rëndësinë e votës për PS dhe për Këshillin Bashkiak. “Sado të punojë kryetari i Bashksië së Belshit,nëse do të kthehemi pas apo të rrimë në vend votoni “Foltoren”. Por nëse duam t’i realizojmë projektet dhe premtimet e dhëna duhet të votoni PS, por jo vetëm kryetarin, po dhe këta burra dhe gra se është shumë e rëndësishmëe. Të gjitha votat për kandidiatin dhe listën e këshillit të PS”, shtoi më tej kryebashkiaku Tafani.