Kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës për Bashkinë Devoll, Elvis Hajdërlli ka pranuar zyrtarisht se në të shkuar ka qenë falsifikator.

Në formularin e dekriminalizimit, ai shpjegon se është kapur, gjykuar dhe dënuar për këtë fakt.

Hajdërlli thotë se vepra e tij penale është kryer në shtetin grek disa vite më përpara ku nuk i ka shpëtuar dot prangave të policisë.

Ai ka dalë parë organeve të drejtësisë për këtë vepër penale e cila të kushton ndër të tjera edhe 6 muaj burgim.

Hajdërlli thotë se dënimin e ka shlyer në Selanik, vend ku edhe u kap nga autoritetet.

Ndërkohë, ajo që bie në sy janë përdorimi i disa emrave prej tij për të humbur gjurmët në organet hetimore.

Ai ka përdorur emrat, Romeo, Romi dhe Elvis ku motivi dyshohet se lidhet me aktivitetin e tij të mëparshëm kriminal.