Juve e rifilloi kampionatin kundër Veronës, në atë që mund të jetë muaji më vendimtar i sezonit. “Allianz Stadium” ishte plot, biletat e shitura të gjitha. Edhe koreografia në fillim të ndeshjes nuk linte shumë hapësirë ​​për interpretime sesi juventinët synojnë ta përjetojnë këtë fazë finale të sezonit që premton të jetë asgjë më pak se e zjarrtë, brenda dhe jashtë fushës.

“Të bashkuar”; është e njëjta fjalë kyçe që zyrtari i klubit, Dj Nanà, shton prej disa kohësh në përfundim të leximit të formacioneve. Dhe është i njëjti koncept që presidenti Gianluca Ferrero theksoi qartë në takimin e zyrtar që u mbajt gjatë ditës.

Alex Del Piero ishte gjithashtu në stadium. Kjo edhe për shkak sepse disa akademi të Juventusit nga e gjithë bota janë mbledhur në Torino dhe ai i përket asaj të Los Angeles. Prezenca e ish-kapitenit të Juventusit sigurisht që nuk mund të kalonte pa u vënë re, pak si në prillin e vitit të kaluar.