Këtë të diel duhet të merrni çadrën me vete. Thuajse në të gjithë territorin priten vranësira dhe reshje shiu. Në veri dhe pjesërisht në qendër priten rrebeshe shiu. Ndërsa në zonat e thella malore mund të ketë dëborë.
Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë celsius në orët e mëngjesit dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.