Paraditen e sotme ne qytetin e Kukësit, persona ende të pa identifikuar kanë thyer posterat e kanididatit të Partisë Socialiste Safet Gjici. Kjo ngjarje është bërë publike dhe denoncuar nga Granit Gjana përfaqësues i Partisë Socialiste Kukës.

Në këtë reagim ai dënon ashpër vandalizmin që ka ndodhur paraditen e sotme si dhe kërkon nga institucionet që të gjenden personat të cilët kanë kryer këtë vepër kriminale duke thyer dhe grisur posterat në mes të qytetit.

“Siç e shikoni, kundërshtarët tanë në këtë përballje, jo vetëm që nuk kanë mundësinë, por as ndonjë gjë tjetër përveç këtyre akteve vandale se çfarë t’iu ofrojnë qytetarëve të Kukësit. E vetmja gjë që ata manifestojnë në këtë përballje është e shkuara e veprave të tyre, që janë shkatërrimi. Me këto veprime, nuk besoj se qyetarët kuksian jo që nuk besojnë, po as nuk mund të shpresojnë për një fytyrë tjetër. Janë ata që kanë qenë me të njëjtat qasje, sjellje dhe risi. Mendonim se u ka humbur vetëm vula, por me veprimet e tyre ata kanë humbur ëdo element demokratik të një lufte politike dhe të përballjes në konkurrimin për qytetarin e parë të Kukësit. Do ju kërkoja në emrin tim dhe të Partisë Socialiste Kukës nëpërmjet kësaj deklarate që jo vetëm të ndalonin këto aktet, por dhe të distancohen nga këto sjellje. Është momenti që të tregojmë vlerat dhe qytetarinë që na karakterizon ne qytetarëve kuksian dhe mos ti bëni pis me akte të tilla qytetarët dhe qytetarinë tonë krenare. Ne socialistët me qasjen dhe sjelljen tonë në këto zgjedhje, përveç risive dhe ndryshimeve madhore të Kukësit, do vazhdojmë të jemi ndryshe. Përballë këtyre akteve slogani jonë jo vetëm që është i arrirë po merr akoma dhe më shumë vlera. Në do vazhdojmë të mbjellim për të ndryshuar gjithëka edhe kotë veprime vandale të vulhumburve”, ka thënë ai.