Piloti spanjoll i Honda-s, Alex Rins është fitues i garës së Çmimit të Madh të Amerikës në MotoGP. Motori spanjoll rikthehet te suksesi pas gati dy vitesh. Në vendin e dytë u rendit italiani Luca Marini me Mooney VR46 Racing Team, ndërsa në të tretin Fabio Quartararo me Yamaha.
Për t’u harruar gara për italianin Francesco Bagnaia me Ducati, që u rrëzua në xhiron e tetë. Kampioni i botës nuk arriti të marrë kështu asnjë pikë nga kjo garë. Në fund të kësaj gare, në krye të renditjes botërore në MotoGP ndodhet ende italiani Marco Bezzecchi, që u rendit i gjashti në pistën e Austin në SHBA.