Emanuel Salis përfaqësues i Bankës Botërore në Tiranë gjatë një konference më kryeministrin Edi Rama u shpreh se po punojnë ngushtë me ministrinë e Financave për amnistinë fiskale. Ai u shpreh se qeveria ka qenë produktive dhe e hapur dhe se ato kanë dhënë sugjerimet dhe këshillat e tyre.

‘Ne po punojmë ngushtë me Ministrinë e Financave për Amnistinë Fiskale. Ne duhet ta shohim tablonë më të gjerë dhe tabloja më e gjerë ka të bëjë me qëndrueshmërinë fiskale. Në Shqipëria janë bërë përpjekje për të krijuar amortizues fiskal dhe për të trajtuar çështje më të cilat vendi përballet shpesh. Bashkëpunim me MF kërkon që të shohë këtë tablonë më të gjerë. Çfarë duhet të bëjmë në mënyrë të përbashkët që i duhet vendit për t’ju përgjigjur kërkesave të papritura. Pjesa e dytë është përqendruar tek menaxhimi i borxhit. Mendoj se duhet të shohim në mënyrë konstante këtë tablonë të gjerë. Dialogu që kemi me qeverinë është produktiv dhe i hapur. Si partner në zhvillim ne japim sugjerime. Japim sugjerimet dhe këshillat tona që janë në më të mirën e njohurive tona dhe pastaj punojmë me autoritetet. Është bërë punë e mirë dhe gjithë vendi përfiton nga vendimet e së shkuarës për të trajtuar vështirësitë.’- u shpreh Salis.