Përmes qeverisjes elektronike, Shqipëria ka një rezultat shumë të mirë për uljen e rryshfetit kur njerëzit shkojnë të marrin dokumentat qeveritarë.

Kështu deklaroi Drejtori i zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Emanuel Salinas në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama.

Sipas tij, Shqipëria ka arsye për të qenë krenar për rezultatet e arritura në fushën e qeverisjes digjitale.

“Kjo është një mënyrë produktive për të trajtuar këto çështje si korrupsioni, sepse në radhë të parë përkthehet edhe në ulje të mundësive për korrupsion, edhe në kursim mjaft të rëndësishëm për personat që ndërveprojnë me autoritetet apo agjencitë. Kjo për ne është një gjë e prekshme apo reale. Ne e shohim si një gjë të rëndësishme. Kemi një fillim dhe një trend shumë të mirë me potencialin për të shkuar përpara”, tha Salinas.