Moti këtë javë ka qenë kryesisht i qëndrueshëm, megjithëse herë pas here ka pasur reshje shiu dhe stuhi në pjesën më të madhe të vendit. Por si do të jetë moti në fundjavë?

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, e vranësirat pritet të jetë të pakta kalimtare.

Dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët e lokalisht përgjatë ultësirës perëndimore me intensitet deri mesatar. Në lartësinë mbi 900 metra në zonat malore reshje të dobëta bore.
Era do të jetë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek, valëzimi në dete i ulët i forcës 1-2 ballë.