Kryeministri Edi Rama u ka dhënë një mesazh të gjithë të rinjve që të luftojnë për ëndrrat e tyre.
S’ka rëndësi nëse rrëzohesh, thotë Rama, pasi do ngrihesh përsëri. Kreu i qeverisë solli edhe dy shembuj të suksesesh, një prej tyre futbollistin Leonel Messi, ndërsa nga Shqipëria mori shembullin e Ermonela Jahos.
“Unë besoj që çdo ëndërr që njeriu shikon me sy hapur dhe ka kurajo forcën, vullnetin, energjitë të shkojë drejt ëndrrës, të ngrihet, të rrëzohet, ia del.
Messi kur ishte i vogël ishte një fëmijë që nuk rritej, kishte problem me gjëndrën e hipofizës.
Ai thotë do luaj, dhe ai ja arriti. Ermonela Jaho ka është sopranoja jonë e famshme, ka qenë tek liceu nga një familje e varfër.
Nga gjithë ato gocat aty dukej si ajo që s’kishte shans dhe thoshte një ditë do këndoj në La Scala, dhe këndoi”, tha Rama.