Kryeministri Edi Rama thotë se me reformën e pagave do të rriten edhe pagat e infermierëve dhe zjarrfikësve. Rama tha se infermierët do marrin pagë bazë 87 mijë lekë, ndërsa zjarrfikësit 80 mijë lekë.

“Infermierët do kapin bazë prej 87 mijë lekësh dhe kjo bazë shkon përtej 90 mijë lekësh sipas pozicioneve në punë. Kemi rritur pagat për FA, kemi rritur pagat për gjithë sistemin e sigurisë, do i rrisim, kemi rritur pagat për zjarrfikësit. Do e çojmë deri në 80 mijë lekë. Hapi i parë do të jetë tani me mësuesit, sigurinë dhe mjekët e infermierët. Ky hapi i parë për të gjithë të tjerët do jetë pasi parlamenti do kalojë projektligjin. Hapi i dytë do jetë për vitin e ardhshëm ku do bëjmë të gjithë plotësimin e kuadrit të kësaj reforme dhe do mbërrijmë 900 euro”, tha Rama.