Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije shifrat e rritjes së pagave të punonjësve të policisë së shtetit dhe të burgjeve.
“Jemi bërë gati për një rritje page të konsiderueshme dhe dua t’ju them që punonjësit e ndershëm të policisë së shtetit, oficerët në të gjithë sistemin e sigurisë përfshirë edhe sistemin e burgjeve patjetër që kanë merituar më shumë dhe kjo është vetëdija jonë. Asnjëherë nuk e kemi vënë në dyshim që shpërblimet nuk janë të mjaftueshme. Besoj se cdo njeri i arsyeshëm e kupton që shpenzimet në një shtëpi varen nga mundësitë. Një shtëpi që s’do të zhytet në borxhe e pastaj të mbetet pa cati i balancon të dyja. Sot jem në kushtet kur mund ta bëjmë këtë rritje të konsiderueshme të pagave dhe rritja do të bëhet me 2 hapa. Një pjesë zbatohet tani, një pjesë si sot 1 vit.
Rritja e menjëhershme e pagës për ju që jeni në këtë ssistem nga ku do të përfitojnë 12 mijë e 120 punonjës të policisë së shtetit dhe 3566 të policisë së burgjeve do të jetë:
Sot paga e drejtuesit madhor është 139 mijë lekë dhe me 48 mijë lekë shtesë shkon në 187 500 lekë.
Për drejtuesin poshtë rritet me 28 mijë lekë dhe shkon në 137 500 lekë.
Për komisarin bëhet 112 500 lekë.
Për inspektorin e parë në 97 500 lekë.
Për burgjet shkon në 187 500. Drejtuesi më poshtë 137 000. Komisari 112 500 lekë. Inspektori i parë shkon në 97 500. Kështu balancohet i gjithë sistemi i sigurisë”, tha Rama.