Këtë fundjavë kryeministri Edi Rama është ndalur në Gjirokastër ku zhvilloi disa takime elektorale, e ku nuk mungoi as kënga e Partisë Socialiste ‘Vetëm Përpara’.
Në një video të postuar në Instagram, Rama shihet teksa kërcen me një vajzë të vogël në Dropull me këngën e fushatës.
Krahas videos, Rama shkruan: “Kur të merr kalamoni përpara”.
Kjo nuk është hera e parë që e shohim kryeministrin duke kërcyer gjatë fushatës. Tashmë ai e ka kthyer në traditë që pas përfundimit të takimit kërcen me të pranishmit nën tingujt e këngës së fushatës.