Koalicioni për interesa politike mes Sali Berishës dhe Ilir Metës përveçse mungesës së boshtit ideologjik nuk ka as moral politik.
Fakt për këtë janë akuzat e ndërsjella që Berisha e Meta i kanë bërë njëri – tjetrit vite më parë me etiketime nga më të shumtat, por që interesat personale i kanë bërë përsëri bashkë.
Një rast i tillë i imoralitetit mes dy palëve është edhe kandidati i Berishës në Elbasan, Luçiano Boçi.
Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale Luçiano Boçi shfaqet duke akuzuar Ilir Metën, që sot e mban në krah të takimeve elektorale që zhvillon, teksa thotë: ne duam që Ilir Meta të dorëzohet para drejtësisë.
Për më tepër ndiqni videon e mëposhtëme: