Ecja zbathur njihet prej kohëve të lashta si një terapi që ndihmon në reduktimin e stresit dhe gjendjes emocionale në përgjithësi, por dhe në kohët moderne ajo po transformohet nga një ‘teori loje’ në një praktikë shkencore me një seri avantazhesh.

Praktika besohet se shton antioksidanët në trup, përmirëson gjumin dhe redukton inflamacionin.
Ecja zbathur ose ndryshe “tokëzimi” është ecja në bar, në rërë ose në dhe me këmbë të zbathura. Për këtë duhet të largohemi nga trotuari dhe të vendosim këmbë në një sipërfaqe natyrale.

Janë disa studime që tregojnë se praktika sjell lidhjen somatike që ndodh mes trupit dhe elektroneve të tokës.
Toka ku jetojmë ka ngarkesën e saj elektrike dhe trupi ynë duhet të qëndrojë në kontakt me këtë ngarkesë.
Studimi publikuar në revistën “Journal of Environmental and Public Health” evidenton sesi absorbimi i elektroneve nga toka e planetit mund të përmirësojë shëndetin tonë.
Në një tjetër studim shihet sesi pacientë që vuajnë nga dhimbje kronike, përmirësohen nëse përdorin dyshekë me fibra karboni, që u përmirësojnë gjumin e reduktojnë dhimbjet .
Në një tjetër studim tregohet sesi ecja zbathur ndryshon aktivitetin elektrik të trurit , përçueshmërinë e lëkurës, moderon fleksibilitetin e zemrës, përmirëson rregullimin e glukozës, redukton stresin dhe mbështet funksionet imunitare.
Në këtë link gjendet studimi mbi përmirësimin e gjumit pas ecjes zbathur të njerëzve me pagjumësi, duke ecur për shembull 30 minuta zbathur në bar çdo ditë.
Prandaj ecja duhet të jetë më shumë se një stërvitje e vogël, por dhe një eksperiencë shëruese e rekuperuese, në nivel mendor e fizik.
Ecja është gjithashtu një stërvitje e zemrës e muskujve, çka përmirëson shëndetin mendor e mirëqenien e përgjithshme, aq më tepër kur heqim këpucët për t’i lidhur me ngarkesën elektrike natyrale të tokës, që në një nivel metafizik do të quhej edhe “sikronizim me planetin”.