Avokatja e njohur e të drejtave të njeriut, Amal Clooney ka bërë një paraqitje mahnitëse në një event të Cartier, duke lënë pa fjalë fansat e saj.
Në fotot e postuara nga stilisti i njohur i flokëve Dimitris Giannetos, Clooney pozon në foto të ndryshme, por pavarësisht vathëve dhe veshjes mbresëlënëse, vëmendja e të gjithëve ishte në fytyrën e saj.
Amal Clooney është fotografuar dukshëm… e rifreskuar, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ajo të ketë bërë disa operacione plastike.
Megjithatë, pavarësisht spekulimeve, reagimet kanë qenë pozitive, me fansat që e lavdërojnë për bukurinë dhe elegancën e saj. Ndërsa disa shprehën habi për pamjen e saj të re, shumica nxituan të theksojnë se ajo dukej mahnitëse.