Zonja dhe zotërinj, unë po përfitojë nga rasti për faktin që jemi edhe në një ambient biblioteke, që që mos të ngrihem në këmbë dhe mos ta bëjë shumë protokollare këtë mbledhje, sepse kam përshtypjen që momente të tilla më shumë do të duhet të ndihemi si një familje e madhe ku të flasim me njëri-tjetrin dhe të diskutojmë çështje shumë të rëndësishme që po kalon jo vetëm Partia Demokratike, por mbi të gjitha Shqipëria. Ndaj, ndihem mirë sot edhe në prezencën tuaj, edhe të këshilltarëve, të cilëve dua t’iu urojë sukses dhe mbarësi në këtë angazhim të madh politik, jo vetëm për Partinë Demokratike, po më shumë se kaq.

Sukseset zakonisht njerëzit I vendosin vetë, me emrin dhe reputacionin e tyre. Me bindje vërtetë ndihem mirë dhe dua të falënderojë të deleguarin e Partisë Demokratike, kryetaren dhe kryesinë e Partisë Demokratike në përzgjedhjen e emrave e të profileve të Partisë Demokratike, kanë ditur dhe kanë arritur të gjejnë emra të cilët I bëjnë nder Beratit, I bëjnë nder historisë së Partisë Demokratike dhe japin garanci. I japin një garanci për të ardhmen, edhe për funksionimin, menaxhimin e interesave të qytetarëve të Beratit.

Po, unë e pranoj, nuk kam pse ta fsheh, që situate që situata që po kalon Partia Demokratike nuk është nga më të mirat e mundshme. Në terma elektoral, di Partia Demokratike pak vite më parë ka qenë sigurisht më shumë ndoshta në numër, por do të duhet të them diçka që është e rëndësishme për ta kuptuar të gjithë. Një parti është e fortë, sa e fortë është kauza që ajo mbart me vete. Vlerat tek të cilat njerëzit bashkohen. Parimet rreth të cilave bashkohen. Orientimi, pozicioni politik. Kam bindjen që Partia Demokratike ka qenë një mangësi që në këto 33 e kusur vite të ekzistencës së vetë, jo gjithmonë vlerat e dikurshme të saj, në 1990-ën kur lindi mundi t’I mbajë, t’I ruajë me fanatizëm dhe t’I çojë përpara. Një parti e cila humbet këto vlera, largohet prej tyre në fakt humbet arsyen e ekzistencës së vet.

Pse lindi Partia Demokratike në 90-ën? Lindi si një parti e lirisë, si një parti e cila solli shpresën, një parti e orientuar nga perëndimi. 50 vite diktaturë komuniste, izolim, e orientuar nga lindja, në fakt kërkonin në 1990-ën pikërisht atë, të rinj politik të cilët do ishin spiranca e prenëdimit në Shqipëri. Që të thyente izolimin, që të ishte kanali I komunikimit me Europën dhe Amerikën, kjo ishte arsyeja se përse në 1990-ëm lindi Partia Demokratikedhe shumë njerëz iu bashkuan asaj. Njerëz të lirë. Sot, ajo çfarë ka ndodhur në mes të Partisë Demokratike nuk është çështje e një individi, jo! Nuk është çështje e një teke, apo një marrëzie politike të atij që ishte lideri historic. Është shumë më teoër sesa kaq. Përcaktimi qartë se çfarë demokratët do të ruanin, do të ruanin e do të ishin peng e një individi, më sakt halli personal të një individi, të raportit që ai kishte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo ekzistencën e vet Partisë Demokratike, si parti e cila është e vetmja forcë politike e orientuar dhe e mbështetur nga perëndimi. Kjo ishte dilema, e kemi pasur të gjithë ne, në çdo vend, edhe këu në Berat. Rreziku që kishte Partia Demokratike, bërë e qartë kjo nga partnerët tanë, ata të cilët e bekuan Partinë Demokratike në 1990-ën, SHBA ishte: do të vazhdojë kjo parti të jetë ende spiranca e perëndimit në Shqipëri? Do të vahzdojë të jetë kjo parti ende e djathta në një vend ku veçse parti të majta ka, pavarësisht ngjyrimeve? Do të vazhdojë të jetë partnere? A do të jetë një parti e cila mbron vlerat? Kjo ka qenë sfida. Dhe rreziku ka qenë I madh. Rreziku ka qenë I madh, sepse rreziku vinte nga një individ, përfituesi I madh nga Partia Demokratike, lideri I madh historik, ka garantuar pjesën e vet në histori dhe e ka marrë këtë prej demokratëve. Dy herë president, dy herë kryeministër, I mbajtur edhe në situata të vështira, kujtoj këtu 97-ën. I ringritur edhe një herë në piedestalin politik, pas asaj periudhe dhe është jo vetëm në aspektin njerëzor, por edhe në aspektin politik, e pafalshme që shpërblimi, detyrimi, mirënjohja, quajeni si të doni që kushdo duhej t’ua rikthente demokratëve, të ishte ajo se çfarë ndodhi në një vit e gjysmë. Sulm, goditje me idenë që të asgjësohej Partia Demokratike për një hall personal. E pandershme për të gjithë demokratët që kanë kontribuar e kanë lidhur fatin e tyre personal, reputacionin e tyre me siglën e Partisë Demokratike. Ky ishte rreziku. Rreziku ishte ta kthente Partinë Demokratike në një bunker anti-amerikan. Ta bësh këtë gjë, do të thotë ta ekzekutosh Partinë Demokratike. Ta asgjësosh atë. Parti e cila lindi si e vetmja parti post diktaturë të shndërrohet në një formacion politik që kthen tytat nga perëndimi, meriton të mos ekzistojë. Ndaj, qëndrimi juaj, kur them juaj I të gjithë demokratëve në të gjithë Shqipërinë, por edhe juve që keni qëndruar këtu në Berat, është një nga veprat që do të shkruhet me vepra të arta në historinë e Partisë Demokratike dhe të Shqipëris. Dhe ky është një nga momentet kruçale të Shqipërisë. Ndër momentet e rëndësishme të këtij vendi. Janë shkruar veçse nga Partia Demokratike. Ndaj një nga arsyet kryesore, të cilat të gjithë bashkë kemi rezistuar ka qenë pikërisht kjo: të mbrojmë Partinë Demokratike me atë vokacion perëndimor siç ajo e ka pasur. Të mos lejojmë madje që në Shqipëri, në popullin më pro amerikan për shkak të të gjithë historisë së këtij vendi, historisë shekullore të këtij vendi, krijohet një vorbull, një shtjellë anti-amerikane.

Meqë jemi në bibliotekë këtu, e udhës është që ta bëjmë pak historinë me njëri tjetrin. Përfitoj këtu edhe nga Florenca, apo dhe të tjerë intelektual të këtij vendi për ta bërë këtë diskutim. Mbani mend kur Enver Hoxha shkruajti veprën “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”? Në atë kohë Sali Berisha ishte në moshën 38 vjeçare. 38 vjeç dhe kishte vite madje që shërbente si bashkëpunëtor I revistës “shkenca dhe jeta”. Revistë e cila botohej nga Komiteti Qëndror I Bashkimit të Rinisë të Punës së Shqipërisë. Do të thotë shumë. Misioni I revistës në atë kohë ishte të bënte propagandë për arritjet e punonjësve dhe rinisë në përvetësimin dhe zbatimin në prodhimin e shkencës. Pra, një bashkëpunotor shkencor, mendoni se sa dashuri kishte ai sistem për Shkencën në atë kohë. Në fakt ne duhet ta themi të vërtetën ashtu siç është, ishte një bashkëpunëtorë në propagandën e regjimit. Kjo është e vërteta, këto janë faktet. Dhe siç thuhet e vërteta të bën të lirë, ne duhet ta shohim të vërtetën në sy për të kuptuar realitetin. Për më tepër dhe siç është marrë vesh kohët e fundit, nga foto që qarkullojnë publikisht tashmë e që nuk I përgënjeshtron as ai vet. Ka qenë një bashkëpunëtor që e ftonin të merrte pjesë madje në ditëlindjet e familjes së ngushtë të Enver Hoxhës. Kush nuk I ka parë ato foto? Dhe merrte pjesë madje, merrte pjesë me buzëqeshje, me gëzim në eventet e familjes së diktatorit. Dihet madje që diktatori Enver Hoxha nuk i shkruante vet librat e tij, ia shkruanin të tjerët. Ia shkruanin njerëz të devotshëm, njërëz që e kishin shfaqur talentin për të bërë propagandën e regjimit në gazetat dhe revistat e kohës. Njerëz të cilët ishin shumë të besuar. Njerëz shumë të afërt dhe ata të afërtit që mund t’I ftoje edhe në ditëlindjet dhe eventet e diktatorit. Unë nuk kam fakte në fakt që librat ia ka shkruar Sali Berisha Enver Hoxhës. Enver Hoxha vetëm shkruante emrin në librat që ai I botonte, por ama duke parë se çfarë flet dhe çfarë bën tani, kundër aleatëve tanë perëndimorë, kundër vlerave euro-atlantike, për mua nuk do të ishte e pamendueshme që “rreziku anglo-amerikan” për Shqipërinë ta kishte shkruar edhe Sali Berisha në atë kohë.

E pra, qëndrimi që mban sot Sali Berisha ndaj Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve, është I njëjti si qëndrimi që mbante Enver Hoxha anglo-amerikanëve. Në fakt, ajo se çfarë realisht Sali Berisha kërkonte të bënte në Shqipëri, ishte të krijonte një lëvizje anti-amerikane. Për herë të parë në tre dekada demokraci dhe për herë të dytë pas Enver Hoxhës, në historinë e shtetit dhe të kombit shqiptarë, fillonte kjo lëvizje. Që prej shpalljes non grata nga SHBA-të, inkurajues I korrupsionit madhor dhe minues I demokracisë, Sali Berisha ka provuar të godasë Amerikën herë me shpatë të madhe, herë me biçak, herë me qitje të largët e her me baltë. I ka provuar të gjitha për të dalë nga gropa e turpit ku e futën aleatët tanë të mëdhenj. Është shprehur kundër ndërtimit të hidrocentrlit të Skavicës, që është investim amerikan duke e quajtur atë project enveist. Kështu e ka quajtur, projekt Enverist. Po a ka gjë më enveriste se të dalësh dhe të paralajmëosh rrezikun e anglo-amerikanëve për Shqipërinë. Ka dalë kundër gazit të lëngshëm amerikan në tecin e Vlorës dhe investimeve amerikane në vend. I ka bërë. I është qepur ambasadores amerikane me një gjuhë të padenjë. E quan atë McGonigl me fustan. Pse e bën këtë? E bën këtë sepse kërkon të hedh baltë mbi Amerikën. Të hedh baltë mbi Amerikën qëtë pastrojë vetveten. Kërkon të tregojë të korruptuar Amerikën, që njerëzit të harrojnë akuzat e bëra për inkurajim korrupsioni. Pse ma bën këtë thotë? Pse më shpallën non grata? Kjo është pyetja që gjithmonë e mundon Sali Berishën. Ai vet e di këtë, por njerëzve iu thotë se na paska dy Amerika. Një Amerikë e Trumpit dhe tjetra e Sorosit. Njëra e Republikanëve dhe tjetra e Demokratëve. Njëra pro Partisë Demokratike dhe tjetra kundër Partisë Demokratike. A thua se Amerikën e merr zvarrë Sorosi, siç oligarkët e Ramës marrin shtetin shqiptarë. Jo, jo, nuk është e vërtetë. Nuk është kështu realiteti, nuk ndodh kështu në Amerikë.

Në politikën e jashtme Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë gjithmonë të unifikuar, të djathtë dhe të majtë. Të djathtë e të majtë kundër korrupsionit dhe pro demokracisë. Në fakt të gjitha vendet demokratike perëndimore kështu veprojnë. Prandaj Sali Berishën pasi e shpallën non grata Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të majtët e Amerikës e shpallën non grata edhe të djathtët e Mbretërisë së Bashkuar, partisë Konservatore, partisë simotër të Partisë Demokratike. Që nuk janë Soreistë, nuk kanë asnjë lloj lidhje. Pyetja që e mundon është gjithmonë ajo: pse ma bënë këtë, e pse më shpallën non grata? Kjo është pyetja që bën Sali Berisha. Ai vet e di dhe e di shumë mirë. Por njerëzve iu thotë se kjo ndodhi sipas ij, ngaqë ishte kundër ndryshimit të kufijve në Kosovë! Presidenti Biden, ai I cili e shpalli non grata, vet ka qenë mbrojtësi i Kosovës për të mos ndryshuar kufijtë e Kosovës. Pse do ta shpallte non grata për këtë arsye?! Përkundrazi, do të duhej të jepte medalje mirënjohjeje e t’I thoshte edhe sekretarit Blinken, apo edhe ambasadorës Kim, t’I jepnin një medalje për këtë. Në fakt jo, nuk është kjo arsyeja. Ajo se çfarë I kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Biden, sekretari I shtetit Blinken, ishte pikërisht kjo, e shpallën non grata dhe nuk ka lidhje fare me çështjen e daljes në mbrojtje të mos ndryshimit të kufijve të Kosovës. Kosova është sot vetëm në saj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E ka ekzistencën sot vetëm prej tyre.

Shiko si thitë Sali Berisha: “gjithë bota na mbështet thotë”. E ua thotë këtë demokratëve, ua thotë përditë. Nuk bën gjë tjetër veçse gënjen e nuk thotë të vërtetën. Gjithë bota mbështetka “Foltoren”! Mbështetka “Rithemelimin”! Na mbështetka Aleancën e tij me Ilir Metën?! Aleancën laramane të tij. Po kush janë këta? Kush janë këta që na e mbështetkan?

Pse nuk përmenden kurrë? A mos jane thjshtë kështu njerez anonim, që nuk ekzistojnë. A mos janë njerëz që janë kundër SHBA, këta që na mbështetkan Sali Berishën dhe aleancën e tij me Ilir Metën. Pyetje e kam? Sali Berisha ditën e parë pasi ShBA e shpalli non grata, fliste për një padi. Një padi që tha e ka cuar në Francë kundër sekretarit amerikan të shtetit Blinken. Që prej asaj kohe ka ndonje lajm. Madje tani as nuk e dimë ka cuar apo nuk ka cuar nje padi te tille. Dëgjoni se cfarë thotë tjetër Amerika negocion si më të fortin dhe pozon veten si të fortë ne politikën shqiptare. Dhe do qe përmes kësaj aureole tu tregojë demokratëve, shqiptarëve Amerika do te negociojë me të. A po negocion Amerika me Putin? Këto janë cështje publike që të gjithë njerëzit i njohin dhe i shohin. Jo po e lufton madje. I dërguari i qeverisë amerikane Escobar erdhi në Tirane para disa ditesh për të dhënë dhe një herë mesazhin e fortë se non grata për Berishën nuk ka asnje shans të hiqet. Është një vendim, qendrim amerikan jo personal sepse si ai shume personazhe politike në këtë rajon, të akuzuar për inkurajim të korrupsionit dhe minim të demokracisë e kanë marrë ketë damkë. Është një lëvizje që SHBA, presidenti Biden e ka bërë për të ndihmuar demokracitë hibride. Dhe ky vendi ku jemi ne është një demokraci hibride. Është një regjim, regjim i Edi Ramës. Dhe të gjithë ata që i japin oksigjen ketij regjimi do të goditen nga ShBA me këtë instrument. E kemi dëgjuar Escobar kur thotë se ka njerëz që po perdorim ndjenjat amerikane pëe përfitime personale politike dhe kjo nuk ndihmon interesin tonë strategjik, apo tuajin. E ka thënë ai, ua ka thëne shqiptarëve.

Shih cfare thotë Sali Berisha. Shqiperisë i dalim zot. Dhe na pozon si sovranist. Më fal por zot kundër kujt. Kunder SHBA. Por kur gjysma e Shqiptarëve, në Veri në Kosove, ishin nën rrezikun e serbit, rusit ato qe u dolën për zot, na dolën zot ishte SHBA, jemi pjesë e Nato. Tek ata i patem shpresat, ata na u ndodhën. Janë ata qe i dalin për zot interesave të Shqiptarëve si pjesë e Nato. Sali Berisha i di mirë këto gjëra. E di si është e vërteta. E di madje që po i merr demokratët pas vetes në nje rrugë qorre. Si mund ti marrësh demokratët ata që kanë dhenë për të e kanë ngritur në piedestal, e kanë bërë 2 herë president, 2 herë kryeministër. I dhanë mundësinë me shumë vështirësi që ta qeveristë këtë vend dhe ta qeveristë mirë, i merr sot për hallin e vet personal dhe i fut në një rruge qorre, ku në fund të së cilës është vetëm fytyra e Ilir Metës. Kjo eshtë e vërteta. E pra, kushdo e kupton sot që aleanca që ka bërë Sali Berisha me Ilir Metën, nuk synon aspak pushtetin. Nuk ka si ta synojë, në 2013 shqiptarët më 1 mln vota i rrëzuan nga qeverisja, mos te kujtoj këtu historinë e mëparshme të 2011, 2009 atëhere kur u krijua aleanca e panatyrshme që kemi vuajtur të gjithë. Ishte monenti kur qeverisja e demokratëve filloi të merrte tatëpjetën. Ishte aleancë e panatyrshme dhe si ndodhi pastaj dhe ne 2013 në kokërr të lotit demokratët, se sapo erdhi Edi Rama në qeverisje bashkë me Metën. Kë vuri në fokus? Kë larguan nga puna në mënyrën me të vrazhdë dhe antiligjore, demokratët. Nuk harrohet kjo.

E si te vi sot dhe një herë të shprehë e të dale para demokratëve dhe shqiptarëve, si oferta e re, aleanca Berisha Meta që do te rrezojnë Edi Ramen. Jo more jo, është okaigjeni i Edi Ramës, është shpresa e Edi Ramës, kanë të njëjtin hall. Si njëri si tjetri dhe tjetri. Dhe është aleancë që bëhet me bekimin, ndihmën e Ramës. Një aleancë që behet per të shpetuar me drejtësinë, hallet personale me SHBA. Njëri është non grata, tjetei njihet si pazarxhi politik, e madje në Berat njihet shumë mirë. Tjetri është nisur drejt kësaj rruge. Hallet që ka Edi Rama kane shkuar deri në SHBA. Nje muaj të tëre gjate janarit nuk u duk në parlament. Kur plasi skandali Mc Gonigal. Ku ishte i përfshirë. Me paret e shtetit shkon korrupton, lobon kundër PD. Nje ceshtje qe vazhdon atje të jetë në hetim e sipër. Hallet me drejtesinë i kanë bere ato të jene bashke. Ky është halli. Ne te gjithë këtë panoramë. Ka vetem nje formacion politik qe nuk ka halle. Ja jeni ju këtu. Është PD. E di une ka qenë e vështire në fillim, shumë e vështirë ka qenë. Por ndarja e madhe që është bërë, është ndarja mes hallexhinjëve nga njëra anë dhe njerëzve të lirë nga ana tjetër. Ska këtu ne këtë salle. Nuk kishte në Durrës, Tiranë, as në Shkodër as në Sarandë e në Fier. Jo njerëz të lirë. Njerez që nuk u thua asgjë për të djeshmen nëse kanë pasur çeshtje me korrupsionin. Zero. Kjo është PD. Partia Demokratike përbëhet nga njerëz të lirë, lindi me shpresën që tq ishte e përbërë nga njerëz të lirë, sot është e përbërë nga njerëz të lirë. Ky është dallimi i madh që kemi ne sot. Kjo është ndarja e mdhe. Nuk janë dakort me atë çka Bujari tha pak më parë me gjithë realizmin e tij. Nuk është në moment të keq PD. E ka pasur rrezikun. E kishte rrezikun që tq asimilohej, përthithej për hallin personal të Sali Berishës. Kaloj ky momnt në mënyrë fisnike. Mori kazmën në 8 janar, në një shfaqe të shëmtuar që si bën nder askujt. Ne pjesa tjetër u treguam finik. I tham në prill të vitit të kaluar mos krijo struktura paralele se nuk kanë faj demokratët poshtë. Do vijnë zgjedhjet. E keqja më e madhe është Edi Rama, ndaj kësaj të keqeje duhet cdo njeri që i thotë vetes politikan të lërë interesat e vogla dhe të mendojnë për interesin e njerëzve. Nuk e pranoi e refuzoi. Në tetor i thamë për kandidat. Të dalim me një kandidat të përbashkët rreth të cilit të bashkohen ato që nuk e duan regjimin e Edi Ramës. Në 3 mars pasi na mbajti zvarrë gjykata e Edi Ramës. Nuk e përmend asnjëherë ai, vendimin e Zhukrit. Zhukri ishte gjykata e Ramës. A pretendohet kjo? Po. Pra gjykata e Ramës i jep Berishës një vendim të shkallës së parë. Dhe na mbajti Rama ne një vit.

Një fjalë nuk e tha Berisha, të thoshtë ta shpejtojmë këtë punën e gjyqit, të ndahet davaja dhe të shkojë vula aty ku duhet, Jo Rma e mbante zvarrë. Këtij i vinte mirë. Kam qenë unë qi kam kërkuar gjithmonë gjykatës dhe kolegë të mi nxitoje këtë ceshtje se nuk është e mirë për PD se krjon një lloj apatie. Sic e krijoi ne fakt. Në 3 mars ku mbaroi dhe ajo ceshtja me të drejtë mund të ngrihesha dhe të thoja fitore, nuk e bëra. Nuk kishte nevojë per triumfalizëm. I shtriva prap dorën. Edhe të dala nga ato primaret që dihen si u bënë. Dihej fituesi pa u bërë gara. Për hir te demokratëve, edhe nga primaret të vinte të te kandidonte nën logon e PD. Shkoi dhe u strehua tek ilir Meta, kjo eshte ndarje e madhe. Ti marrësh demokratët ato qe e kanë njehsuar identitein e tyre me PD, ti marrësh e ti cosh në strofkull politike të majtë aspak virtuoze sic është LSI, ky është mekati më i madh. Une ju falenderoj shumë për sakrificën, keni ruajtur identitetin tuaj politik. Keni ruajtur identitetin si qytetar te ndershem te ketij vendi. Një vleresim që PD dhe Shqipëria do tua njohë. Ajo që ndodhi në një vit e gjysëm, të treguarit fisnik, civil të mos kthyerit në të njejtën gjuhë si pjesa tjetër. Dimë fare mirë ckemi hequr me lincime me fyërje me baltë. Të pamerituar. Fisnikeria juaj politike ka qenë kjo. Kjo do te thote te mendosh për te miren e qytetareve demokratëve. Mos e harroni këtë.

Qytetarët e Beratit dhe Shqipërisë do vleresojne këte qëndrim që kemi mbajtur. Ndaj sot unë e them me bindje që sfidën e parë që një parti ka, ruajtjes së pozicionit politk, qendrimit politik ne e kemi fituar. Do të na vlerësojnë qytetarët, në këto zgjedhje që është shumë i rendësishem, këshillin bashkiak, por sfidën e parë e kemi fituar. Sfida jonë nuk mbaron tani. Më 14 Maj. Është guri i parë i themelit për të ndertuar nje PD ashtu sic është ëndërruar 33 vite më parë. E pastër, që respekton individin, të drejtën e pronës, të përndjekurit, rinine, mbeshtetet tek biznesi, liria e tregut, që largohet nga menyra sovjetike e të berit politikë, uni, njishi, ngado qe shkon ai te gjithë të tjerër nga mbrapa. Vdes ai politikisht, vdes dhe partia. Jo mo jo. PD nuk vdes. Perkundrazi tani eshte momenti qe te kthehet ajo qe gjithe ato kontributor historik dhe ata te rinj që janë futur rishtaz në PD duan. Kjo ëahtë merita. Ndaj, pavarësisht situates që po kalojmë. Sfida më te rendësishme kane kaluar. Tani dalim balle hapur ndaj qytetarëve të Beratit. Keta jemi ne, të ndershëm, me reputacion, konseguent në vlerat e PD. Shpërfaqim nje fytyrë të re, tani dhe më vonë. Pikëtakimi yne me historinë eshtë 2025. Kemi këtë kohe duke filluar nga tani për të krijuar atë që realisht është e djathta, PD. Me mbështetjen e aleatëve perendimor. Duan të kene aleatin e tyre serioz në Shqipëri. SHBA, Mbreteria e Bashkuar, BE. Jemi ne. Vlerat e tyre i mbartim ne. Interesat e tyre mund ti mbrojmë vetem ne. Nuk mund ti mbrojë ky regjim i korruptuar, as ajo pjesë e opozites së korruptuar. Ndaj miq do doja të ju falenderoja për qëndresën, kontributin e kësaj kohe dhe ate se çfarë në këtë fushatë po jepni, pas atyre perdeve të shtëpiave të Beratit, flitet vetëm një gjë. Këtë kijeni si bindje. Jane ngopur me regjimin e Edi Ramës. Janë ngopur me Berishën dhe Ilir Metën. E vetmja shpresë që mendojnë është PD, është kjo. Ndaj për këtë arsye të ndihemi mirë dhe krenare. Zoti u bekoftë, shumë faleminderit për gjithçka. Me këtë frymë t’i japim nder përfaqesuesëve tanë në këshillin bashkiak qe jane nje garanci jo vetëm per PD por për të gjithë qytetarët e Beratit. Është garancia që do të mbrojë interesin e publikut të Beratit dhe aspak interesin privat. Vetëm kështu unë besoj që sot tregojmë që jemi garancia e vetme politike në këtë vend. Shumë faleminderit!