Për shkak të lidhjes 10-vjeçare me vajzën e Artan dhe Enkelejda Shkreli, dy prej miqve të ngushtë të Edi Ramës, Belind Këlliçi etiketohet nga të gjithë dhe si “dhëndri” i PS-së.
Por ky fakt duket se e ka kompleksuar kandidatin e Berishës.
Në një moment që moderatorja Grida Duma për marrëdhënien me Artan Shkrelin, Këlliçi reagoi ashpër: “Ai në jetën e tij, unë jam në jetën time”.

Debati
Duma: Ai plani yt urbanistik, është konsultuar me Tan Shkrelin?

Këlliçi: Po si mund ta çosh nëpër mendje? Zero.

Duma : Pse, pse jo? Është një nga urbanistët, një nga njohësit

Këlliçi: E kam në ekip zotërinë? Në ekip kam Gent Kapratën, drejtorin e Urbanistikës së PD, ekipin që punon me mua në PD dhe sigurisht ata që janë ekspertë, që janë me mua, që më shoqërojnë në gjithë rrugëtimin tim dhe hartojnë planet. E dinë ata shumë mirë.

Duma: Nuk ka asnjë fjalë, nuk ka thënë asnjë fjalë sugjeruese Tani për ty, që është një individ që njeh qytetin e Tiranës, ka kontribuar…?

Këlliçi: Zero, sikundër unë nuk i them asgjë sugjeruese për punën e tij. Ai në jetën e tij, unë jam në jetën time.

Duma: Kur uleni në tryezë, nuk flisni kurrë për profesionin, punë, idetë, progresin?

Këlliçi: Të jesh e bindur, në ato pak herë që jam ulur nuk kam folur për politikë.

Duma: Je ulur pak herë?

Këlliçi: Në ato pak herë që jam ulur, nuk kam folur kurrë për politikë, këtë ta garantoj!