Lista Srpska sot ka mbajtur një konferencëpër media pas ngjarjeve të djeshme në Veri të vendit.
Kryetari Goran Rakiq kërkon nga presidenti Aleksandër Vuçiç që të pezullojë pjesëmarrjen në dialog dhe në çdo bisedë me përfaqësuesit e Kosovës.
Kusht, ka thënë ai, duhet të jetë tërheqja e Njësisë Speciale të Kosovës nga veriu i vendit.
“Të tërhiqen të gjitha forcat speciale të Kosovës nga veriu, dhe të tërheqin të gjitha forcat nga ndërtesat e pushtuara dje të autoriteteve komunale”, ka kërkuar kreu i Listër Srpska, shkruan Kossev.
Pas kthimit nga Beogradi, ku morën pjesë në tubimin e Vuçiç, ata mbajtën këtë konferencë “urgjente”. Në ambientet e Listës Serbe në Mitrovicë, folën kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, së bashku me ish-kryetarët e komunave të Kosovës Dragisha Miloviq dhe Milan Radojeviq.
Pavarësisht përplasjeve që u panë dje gjatë kundërshtimit të serbëve për t’i lënë kryetarët e zgjedhur të futen nëpër objektet komunale, Rakiq i falënderoi serbët në Veri “për ruajtjen dinjitoze dhe paqësore të atë që është e jona”.