Nga Altin Sulçe/
Uzuni, Uzuni! Kështu thërrisnin tifozët e Granadës. Një foto e bukur e Myrtos, qëndronte në majë, njësoj si kalaja e qytetit të tij të lindjes, në Berat.
Festë për Granadën, lutje për Uzunin, tek i cili mbështetet udhëtimi i jashtëzakonshëm për rikthimin në La Liga.
Besojnë spanjollët, gëzohen shqiptarët, për një klub që dikur se vinin në refene dhe nuk i interesonte si shkonte… Por ja që tashmë janë me Granadën në dorë, për ta parë si doli dhe a shënoi Uzuni.
Granada në telefon, Uzuni në Youtube.
Dhe Myrto shkëlqeu sërish, duke shpërthyer si luan dhe duke nxjerrë pjesë të reja nga arsenali i tij i madh i lojës.
Këtë rradhë në transfertë përballë Mirandes, Uzuni ndikoi fort për marrjen e tri pikëve të arta, duke detyruar kundërshtarin të pajiset me shkelma dhe me karton të kuq, pas sprintit marrëzor të Myrtos.
Tani duhet edhe një tjetër sforco, javën e ardhshme përballë Leganes në shtëpi.
Dhe ajo pritet me shumë mundësi të vijë, e bukur për ta çuar Myrton në majën e majave në futbollin e La Ligës, por edhe si Këpuca e Artë me 22 golat e tij.
Çfarë këpuce të magjishme do të veshë Myrto fundjavën e ardhshme, ngjyrë komplet të veçantë, kolor golxhiu. E të kujtosh që ai djalë luante zbathur në baltë, shpejt të vjen një fjalë: Respekt!