Ka nisur procesi i numërimit edhe në Tiranë, ku nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 3 prej tyre.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Erion Veliaj ka marrë deri më tani 509 vota, ose 62.54%. Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi ndjek në vendin e dytë me 207 vota ose 25.43 %.

Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë 27 vota, Roland Bejko i PD-së me 35 vota. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU ka siguruar 3 vota, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 33 vota.