Kryeministri Rama ka marrë pjesë në prezantimin e finalistëve të projektit të stadiumit të ri ‘Flamurtari’ në Vlorë. Përbri, Rama shkruan se ambicia e qeverisë është krijimi i modeleve të reja.
“VLORË – FINALJA e Konkursit Ndërkombëtar për Projektin e Stadiumit të Ri “Flamurtari” si qendër tjetër e qytetit – garojnë për finalen 3 studio prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore: FUKSAS (Itali), OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër) dhe XDGA (Belgjikë).
Ambicia jonë është krijimi i modeleve të reja, ku stadiumet e qyteteve tona të mund të bëhen edhe motorë zhvillimi ekonomik e social”- shkroi Rama.
Rama nënvizoi se këto projekte nuk do të përmbyllen me kaq, ato do të vazhdojnë.
Ai gjithashtu ripërmendi edhe hapjen e kantierit të stadiumit të dytë në Tiranë.
“Pas këtyre 3 projekteve ne do të ulemi dhe do të studiojmë se cilët do jenë vagonët e tjerë që do i bashkohen këtij treni. Këtij treni që lokomotivën e ka në Tiranë tek stadium ‘Air Albania’
Dhe, së shpejti do të hapim edhe kantierin e stadiumit ë dytë të Tiranës, serish me një partneritet publik privat. Vlora, prej kohësh kërkon një stadium siç i ka hije, sot është koha për ta ndërtuar sepse ju e dini që Vlora kaloi periudhë izolimi dhe braktisje. Dhe vetëm vitet e fundit ka ardhur në vete. Edhe pse ishte buzë detit Vlora dikur nuk vizitohej. Sot është krejt e kundërta, sepse ka zhvillim. Për ne, sporti është prioritet i shpallur përmes veprimit.”- tha Rama. Edi Rama.