Kryeministri, njëherësh kryetari i PS, Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët në Laç, ku prezantoi kandidaten e PS për kryetare bashkie të Kurbinit, Majlinda Cara .
Në fjalën e tij Rama foli edhe për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Behar Haxhia.
“Më thanë që ka dalë një Behar, Behar që ka dalë dhe thotë më jepni votën se jam i djathtë. Tani kjo puna e të djathtës është ngatërruar aq shumë sa që ka humbur fare në kokën e atyre që thonë jam i djathë, arsyeja pse thonë jam i djathtë. Për çfrë arsye janë të djathtë. Sepse ne e dimë që arsyeja kryesore pse shqiptarët u ndanë majtas dhe djathtas, ishte e shkuara, ishte historia, ishin plagët e familjeve, ishin pushkatimet, syrgjynosjet, burgosjet, persekutimet. Tani çfarë i ndau ata që janë paraardhësit e këtyre që këtu, me Beharin në krye thonë jemi të djathtë. Çfarë i ndau nga të tjerët? I ndau një gjë shumë e rëndësishme, themelore. Ata donin Amerikën, donin perëndimin. Të tjerët donin Moskën, donin komunizmin. Këtu u ndanë”.
“Dhe tani Shqipëria, sot është më e repsektuar se çka qenë kurrë ndonjë herë në sytë e botës. Flamuri kombëtar sot është ëm lart se çka qenë kurrë ndonjëherë në tryezat ku Shqipëria ulet me vendet e tjera. Sot Shqipëria, tani që flasim është e ulur ën tryezën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të organizatës më të madhe politike në botë, që i ka brenda të gjithë shtetet dhe ku janë 15-16 shtete, që janë në atë tryezë këshilli dhe një nga ato shtete, bashkë me SHBA, Britaninë, Kinën, Rusinë e disa të tjerë, është dhe Shqipëria e vogël me flamurin e vetë, me zërin e vetë, me dinjitetin e vetë. Shqipëria drejtoi OSBE-në, një tjetër organizatë gjigande nga Kanadaja deri në Rusi, duke kaluar përmes Evropës. Shqipëria u bë vendi mikpritës i gjithë BE-së, që u çua nga Brukseli, doli për herë të parë në histori jashtë kufijve vetë, u ul në Tiranë për të bërë Samitin e Evropës. Shqipëria tani përgatitet të presë në tetor Samitin e Berlinit”, tha Rama.
Rama u shpreh se “të gjitha këto kanë ndodhur sepse për herë të parë Shqipëria i ka bërë vend vetes në çdo tryezë me më të mëdhenjtë e kësaj bote, ku ne ulemi si të barabartë me të barabartë. U japim respekt, por ama pretendojmë respekt. Jo siç bënin ëkta trimat që vijnë edhe bërtasin rrugëve të Shqipërisë që mbanin pantallonat përpara të huajve se mos i binin nga emocionet e beharit”.
Një arsye tjetër pse ka ndodhur kjo u shpreh Rama është se na besojnë.
“Sado ne të ishim dinjitozë dhe të silleshim me dinjitet, po të mos na besonin si asnjëherë më përpara, po të mos na mbështesnin si asnjëherë më përpara nuk shkonin ne të uleshim dot në Këshillin e Sigurimit dhe ata nuk na e besonin Presidencën e OSBE-së. Ky nuk është vetëm nder shumë i madh, kjo është një fuqi e re që ka marrë Shqipëria ndërkombëtarisht. Një fuqi e re që i shërben Shqipërisë në imazh, për të pasur më shumë investime, turizëm. Për të pasur më shumë ekonomi”, u shpreh Rama.
Tani këta të djathtët çfarë nuk kuptojnë këtu? Kur ata që na mbështesin, ata që na çuan në të gjitha këto pozicione, na e thonë me shkrim, an e thonë me vulë, na e thonë me zë, na e thonë me figurë, që këtë zotërinë, këtë individin, që e keni mbajtur në kurriz 30 vjet, që e keni votuar 30 vjet, që ka qenë presidenti juaj, që ka qenë kryeministri juaj, nuk e dëshirojmë, nuk duam ta shohim me sy, na e hiqni sysh. E thonë ata nuk e them unë. E thonë SHBA-të e thotë Mbretëria e bashkua. E thotë BE, me vepra jo me fjalë. BE nuk e ka shpalljen ‘non-grata’, por ama i ka dyert e mbyllura për ‘non-gratën’ këtu. Këta të djathtët si e mendojnë këtë punë, punë e madhe se çfarë thotë SHBA, Anglia, Evropa, se ne jemi me ‘non-gratën’. Po për çfarë arsye? Dhe unë nuk jam i shqetësuar për votat e PS, unë jam i shqetësuar për faktin që miqtë tanë, aleatët tanë në 1 maj nuk do numërojnë votat e PS, por do shohin sa vota i kanë dhënë akoma këtij individi që ne po u themi shqiptarëve troç na e hiqni nga shoqëria jonë. Sepse na kanë marrë na kanë futur në shoqërinë e tyre në kuptimin e plotë të fjalës. Dhe thonë jemi bashkë, po ecim bashkë, po ju mbështesim, po ju ngremë, po nuk e duam këtë me vete, ç’na e sillni me vete. Këta të djathtët çfarë duan? Që të fillojnë miqtë tanë të mendojnë ore ka një gjë që nuk shkon me mendjen e këtyre. Po pse për beharin do diskutojmë tani ne këto gjëra?”, u shpreh Rama.