Kryeministri Rama tha nga Shkodra se fitorja që i dhanë shkodranët Partisë Socialiste është e veçantë dhe meriton një vëmendje të veçantë.

“Kam ftuar sot këtu që të vinin disa nga ministrat pasi ne nuk mund ta refuzojmë këtë sfidë, s’mund ta konsiderojmë një fitore si të mirëqenë. Kjo është një fitore jashtëzakonisht e veçantë dhe meriton një vëmendje jashtëzakonshme të veçantë. Këtu është çështje e Shqipërisë dhe e ekonomisë së saj. Shkodra është një fuqi e madhe e fjetur në aspekt të potencialit të madh që ka për ekonominë dhe të mirën e Shqipërisë. Ne duhet ta zgjojmë këtë potencial në funksion të së mirës së Shqipërisë. Është një zonë e bekuar e Shqipërisë. 4 vite janë të mjaftueshme për të bërë një ndryshim që i prek të gjithë”, tha Rama.