Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në turin e mirënjohjes në Shkodër tha se koalicioni Bashkë Fitojmë nuk duhet të përpiqet të përbaltë qytetarët duke i quajtur të shitur, por të analizojë humbjen e thellë me 22 mijë vota më pak se në vitin 2021.

“Shkodra i ka besuar kryeministrit Rama dhe jam e sigurt se me vizionin që ka, do ta bëjë gjithë këtë qark krenare që na ka votuar. Kundërshtarët tanë që nuk gjejnë dot këto ditë as minimumin e arsyes për të bërë një analizë me përulësi. Çfarë bënë gabim ata që humbën 22 mijë vota krahasuar me 2021-in.

Këtë të shohin ata dhe most ë përbaltin fitoren më të madhe të Shkodrës. Mos të fyejnë e ofendojnë qytetarët e Shkodrës që nuk u blenë, nuk u shitën por besuan tek projekti i Benet Becit dhe Edi Ramës. Le ta gjejnë forcën të mblidhen dhe të kuptojnë se Shkodrën e kanë keqtrajtuar s ai takon investimeve, duke menduar se Shkodrën e kanë në xhep”-tha Spiropali.