Parlamenti pritet te miratoje sot dy projektligje, që janë pjesë e reformës së pagave, më e madhja që do të aplikohet deri më sot. Behet fjalë për rritjen e pagave të të gjithë administratës publike, ku përfshihet qeveria qendrore dhe ajo lokale. Ne total do të përfitojnë 120 mijë punonjës.
Pagat do të rriten gjate këtij viti dhe vitit të ardhshëm, ku parashikohet qe rroga mesatare te arrije ne 900 euro.
Bashke me administratën do te rriten dhe pagat e deputeteve dhe ministrave, behet fjale gati për dyfishimin e tyre. Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat ne komision për rritjen e tyre. Reforma ka një kosto totale prej 39 miliard lekësh. Kryeministri ka argumentuar se ajo është e nevojshme ne kushtet e emigrimit të fuqisë punëtore si dhe për t’i bërë pagat me konkurruese me vendet e rajonit.