Tre bashkitë që numërohen në mënyrë elektronike, Kamëz, Vorë dhe Elbasan janë fituar të treja nga Partia Socialiste.

Në Elbasan diferenca është e ndjeshme, në Vorë edhe më e thellë, ndërsa në Kamzë Rakip Suli ka mposhtur Berishën me një rezultat bindës.

Rezultati i Kamzës është historikë për Partinë Socialiste pasi po kthehet aty me garë të fortë dhe me rezultat bindës.

Berisha humbet përfundimisht objektivin e tij për aksin Durrës Elbasan Tiranë, pasi dhe në Durrës pritet një diferencë e thelë në favor të socialistëve.