Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar Bashkie në Shkodër, Benet Beci ka ushtruar të drejtën e votës paraditen e sotme.

Ai është shprehur për mediat se sot është dita që qytetarët të flasin me votë dhe ka ftuar ata për një pjesëmarrje sa më të madhe.

“Kemi folur shumë gjatë kësaj fushate sot do të flasin qytetarët. Është një ditë e rëndësishme për Shkodrën të shkojnë sa më shumë drejt qendrës së votimit. Falenderoj edhe gazetarët që kanë qenë korrektë gjithë këtë kohë. Pjesëmarrja deri më tani është 8%.”– tha Beci.