Superliga drejt fundit, gara për titullin mes Tiranës dhe Partizanit.
Kategoria superiore shkon drejt finishit me asgjë të vendosur përfundimisht sa i përket kreut, skuadrës që mund të shpallet kampion mes Tiranës Kryesuese me dy pikë përball Partizanit dhe deri në fund ku matematika I mban me ëndrra skuadrat për të shpëtuar nga zona e ftohtë apo play out.
Megjithatë gara po bëhet gjithmonë dhe më e ethshme mes dy skuadrave kryesuese që në këtë javë të 35-të do të përballen me dy skuadrat e fundit në renditje, respektivisht Tirana përballet me të parafundit, Bylisin dhe Partizani me Kastriotin e fundit.
Në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri bardheblu Orges Shehi shprehet I vendosur për dy pengesat e fundit nga titulli kampion.
“Nuk ka kohë për të rikuperuar gabimet, këto ditë kemi rikuperuar energji pas ngjeshjes së kampionatit dhe pjesa më e madhe e lojtarëve tanë, janë ata që hidhen në fushë. Kështu rikuperim, përqendrim dhe vlerësim për ndeshjen e nesërme. Fati është i rëndësishëm kudo dhe jo vetëm në lojë. Por është gabuar që të shkosh në një betejë dhe t’ja lesh në dorë fatit”, tha trajneri i Tiranës, Orges Shehi.
Trajneri I të kuqve Xhiovani Kolela shprehet i pakënaqur me vendin e dytë që mban aktualisht edhe pse pranon se janë në pozita pritjeje se çfarë do të bëjë Tirana.
“Presioni është diçka normale në këtë pikë. Kush nuk ka presion, nuk mund të bëjë as detyrën e trajnerit as të lojtarit. Duke parë që kanë mbetur edhe 2 ndeshje është normale të ketë llogari të tilla. Duke mos e fituar derbin, kemi mundësi të bëjmë llogari për kundërshtarin. Kush është ndjekës bën llogari e kush kryeson jo. Janë 3 skuadra për mbijetesë dhe një përballet me ne e tjetra me Tiranën”, tha trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela.
Një tjetër duel interesant i kësaj mes jave është ai për zonën play out mes Erzenit që e mban aktualisht dhe ndodhet në vendin e tetë me 39 pikë dhe Kukësit që është dy pikë përpara që me një fitore mund të sigurojë qëndrimin pa sakrifica në kategorinë Superiore. Çiftet e tjera janë Vllaznia-Laçi dhe Teuta-Egnatia.