Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci ka publikuar në rrjetin e tij social ‘Faebook’ teksa shfaqet përgjatë ‘Lungomares’ në Vlorë, e cila i ka ndryshuar tërësisht pamjen kësaj zone duke u kthyer në një hapësirë rekreative për pushuesit dhe qytetarët dhe transformues për qytetin. Ky projekt u vu në zbatim kur Benet Beci ishte në krye të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

“Kur mendoj se cili është projekti që përfaqëson më shumë punën time, që kam pasur angazhimin më të madh, mendoj se është projekti i Lungomares në Vlorë”, bën me dije Benet Beci. Beci shprehet se është krenar për ndryshimin dhe impaktin që ka sjellë me relizimin e këtij projekti.

Teksa kërkon besimin e qytetarëve të tij shkodranë, Beci premton se një projekt transformues do vihet në zbatim për Shkodrën.
Pak ditë më parë Benet Beci publikoi projektin e ndërtimit të një parku multifunksional buzë Bunës një nga projektet strategjike për transformimin e Shkodrës nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim 100% të qeverisë shqiptare.