Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj ka votuar sot i shoqëruar nga bashkëshortja Ajola Xoxa, në qendrën e votimit te Parku Olimpik.

Në një prononcim për mediat Veliaj ka falënderuar të gjithë kandidatët për fushatën e qetë. Ai falënderoi edhe KQZ për vendimin për çështjen e identifikimit elektronik.

“Gjithmonë duhe5t të prevalojë e drejta e qytetarëve për të votuar. Më vjen mirë që prevaloi kjo e drejtë. Ftesa për të gjithë qytetarët është që të rikthehen në qendrat e votimit, të gjithë të dalin të votojnë për të ardhmen. Janë fatet e qytetit për katër vitet të ardhshme, janë projektet e qytetit në lojë. Mezi pres ta çoj këtë proces me qetësi. Dua të falënderoj të pestë kandidatët e tjetër, sukses dhe shëndet. Në përgjithësi kjo ka qenë një fushate e qetë dhe të vazhdojmë kështu dhe të dalim faqebardhë”, tha Veliaj.

Në fund e pati edhe një ‘kunjë’ për Berishën kur tha se për ccështjen e lidhjeve me Iranin duhet pyetur ati “kitaristi i famshëm”.