Kryeministri Edi Rama ka votuar në shkollën ‘Ymer Lala’ në Surrel. Kryesocialisti votoi me vonesë pasi kishte probleme me pajisjen e identifikimit elektronik. Kryeministri u shpreh se uron që situata e krijuara nga KQZ të mos dekurajojë qytetarët që ikën se nuk punonin pajisjet.
‘Besoj janë thënë të gjitha ato që duheshin thënë. Tani është momenti i gjithë qytetarëve që të thonë fjalën e tyre. Uroj shumë që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë qysh në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat. Që të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar uroj të rikthen dhe të shprehin vullnetin e tyre të plotë.’- tha Rama.