Përfundon votimi në zgjedhjet historike parlamentare dhe presidenciale të Turqisë.
Rreth 60,7 milionë qytetarë kanë votuar në Turqi, kurse jashtë vendit u regjistruan 3,4 milionë votues. Në këto zgjedhje, 4,9 milionë qytetarë votuan për herë të parë.
Gjithsej 191.885 kuti votimi u ngritën për votuesit në vend. Çdo votues hodhi dy vota, një për presidentin dhe tjetra për parlamentarët, të cilët do të shërbejnë për mandate pesëvjeçare.
Votuesit do të zgjedhin midis Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, që kërkon rizgjedhjen, kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kılıçdaroğlu dhe Sinan Oğan. Muharrem Ince, një tjetër pretendent presidencial, u tërhoq nga gara më herët të enjten.
Megjithatë, pavarësisht tërheqjes së tij, Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK), autoriteti zgjedhor i Turqisë, ka konfirmuar vlefshmërinë e votave për kandidatin. Në zgjedhje do të garojnë mbi 30 parti politike dhe 150 kandidatë të pavarur deputetë.
Pesë blloqe shumëpartiake janë në garë: Aleanca Popullore, Aleanca e Kombit, Aleanca e Paraardhësve, Aleanca e Punës dhe Lirisë dhe Aleanca e Bashkimit të Forcave Socialiste.