Nënkomisionerja e KQZ-së Lealba Pelinku deklaroi vetëm disa orë para zgjedhjeve se nuk do të tolerohet asnjë raste shkeljeje.
Ajo shtoi se nëse do të konstatohen raste të shkeljeve, të cilat kanë për qëllim prishjen e sistemit zgjedhor, materialet do të kalojnë në prokurori.
“Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka implementuar sistemin e identifikimit elektronik të zgjedhësve në të gjithë qendrat e votimit të vendit, duke nisur që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Ky sistem i ka kushtuar buxhetit të shtetit afërsisht 23 milionë dollarë. Ka pasur si qëllim rritjen e standardeve në zgjedhje. Duke identifikuar zgjedhjet e rasateve të votimit shumëfishtë, dhe në më shumë se një qendër.
Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe 6 marsit 2022, ky sistem e ka kryer me sukses qëllimin. Duke evidentuar rastet që përbëjnë krim zgjedhor, njëkohësisht KQZ-ja i ka dërguar materialet në prokurori.
Lidhur me zgjedhjet që do të mbahen nesër bëj thirrje se çdo veprim që synon të pamundësojë funksionimin e sistemit të identifikimit elektronik, nuk do të tolerohet nga ana e komisionit qëndror të zgjedhjeve”, tha Pelinku.