Ministrja gjermane e Zhvillimit, Svenja Schulze në një intervistë për mediat ka theksuar se është Rusia ajo që duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta.

“Ata duhet të paguajnë për atë që shkatërruan. Ky është ligji ndërkombëtar. Që ata duhet të paguajnë, kjo është e qartë,’ tha ajo.

Këto deklarata ministrja gjermane Schulze i bëri në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës në Londër, një mbledhje kjo ndërkombëtare e delegatëve nga më shumë se 60 vende që synonte financimin e përpjekjeve të rindërtimit në Ukrainë.

Banka Botërore e vlerësoi koston e rindërtimit në rreth 411 miliardë dollarë (375 miliardë euro) në mars, pak më shumë se një vit pasi Rusia pushtoi fqinjin e saj. Kjo shifër pritet të rritet, ndërsa konflikti vazhdon.