Komisioni i BE-së po përgatit prodhimin e euros dixhitale, pra monedhën dixhitale e cila, nëse miratohet, do të emetohet nga Banka Qendrore Evropiane me një vlerë të qëndrueshme dhe do të plotësojë cash-in, me të cilin mund të shkëmbehet gjithmonë.
Ekzekutivi ka paraqitur një propozim legjislativ për kursin ligjor të parave të gatshme në euro, për t’u siguruar që ai është i pranuar dhe i aksesueshëm në zonën e euros, dhe një propozim legjislativ që vendos kuadrin ligjor për euron dixhitale së bashku me paratë e gatshme në euro.
Nëse miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, BQE-ja do të vendosë nëse dhe kur do të emetojë euron dixhitale, pritshmëria nuk është para vitit 2028.
“Euro dixhitale do të ishte një plotësues i dobishëm për paratë e gatshme, por nuk do t’i zëvendësonte ato, do të ofronte një lloj alternativë ndaj mjeteve dixhitale të pagesës. Do të ishte më e sigurt, e menjëhershme dhe e përshtatshme mënyra për të paguar”. deklaroi nënkryetari i Komisionit të BE-së Valdis Dombrovskis kur prezantoi propozimin legjislativ të ekzekutivit evropian .