Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar mbi atë që po ndodh aktualisht në Rusi, me shpërthimin e konfliktit të ri në territorin e saj me futjen e forcave të Wagner, teksa ka dhënë disa këshilla udhëtimi për të gjithë shtetasit shqiptarët që duan të udhëtojnë apo që jetojnë në Rusi.
Ministria ka vënë në dispozicion dy numra telefoni të ambasadës sonë atje për shtetasit shqiptarë që gjendjen aktualisht në Rusi, por edhe një numër tjetër të vetë Ministrisë sonë të Jashtme për çdo pyetje apo këshillë.
Njoftimi i MEPJ:
“Këshilla udhëtimi për shtetasit e Republikës së Shqipërisë për situatën në Rusi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë po ndjek në vijimësi zhvillimet në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë, mbi reagimet e mundshme.
❗Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë ???????? që aktualisht gjenden në Federatën Ruse ???????? mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH-së në Moskë:
☎️ +7 495 982-38 52 05 (3);
+ 7 929 968 05 38;
❗Gjithashtu, të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në adresën: