Nis Festivali Folklorik Kombëtar, i cili po zhvillohet në Kalanë e Gjirokastrës. Në çeljen e festivalit, që do të zgjasi deri më 1 korrik, i pranishëm është dhe Kryeministri Edi Rama.

“Festivali Folklorik Kombëtar, një nga xhevahirët e gjerdanit të Shqipërisë Turistike”,-thekson Rama në rrjetet sociale.

“Nis sot në Kalanë e Gjirokastrës evenimenti më i madh i muzikës dhe valles shqiptare, një ekspozitë e bukur e trashëgimisë kulturore jomateriale.”,- deklaron Rama

“Hyrja e lirë në të gjitha netët e festivalit deri më 1 korrik, u jep një shans të gjithë më këmbëngulësve që ta shijojnë këtë produkt të veçantë, mundësuar nga Ministria e Kulturës dhe falë mijëra kontributorëve në skenë e mbrapa skenës”,– nënvizon Kryeministri Rama.