Madonna është gjetur pa ndjenja e më pas është dërguar me urgjencë në një spital në New York. Mediat amerikane raportojnë se kjo ka ndodhur ditën e shtunë, mirëpo vetëm sot është bërë e ditur ngjarja.

Po ashtu, është zbuluar se këngëtarja e “Material Girl”, u intubua për një natë dhe ajo tani është vigjilente dhe po përmirësohet. Gjithashtu thuhet se vajza e saj Lourdes Leon ishte pranë saj gjatë gjithë kohës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga menaxheri i saj Guy Oseary.

“Të shtunën më 24 qershor, Madonna kaloi një infeksion serioz bakterial që çoi në një qëndrim disa ditor në terapi intensive . Shëndeti i saj është duke u përmirësuar, megjithatë ajo është ende nën kujdesin mjekësor, por pritet një shërim i plotë. Në këtë kohë do të na duhet të ndalojmë të gjitha angazhimet, që përfshin turneun. Do të ndajmë më shumë detaje me ju sapo t’i kemi, duke përfshirë një datë të re fillimi për turneun dhe për shfaqjet e riplanifikuara”.