Klea Huta dhe Elgit Doda janë bashkë prej vitesh tashmë dhe janë kthyer në një nga çiftet më të preferuar të publikut. Disa ditë më parë ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.
Çifti bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre udhëtuan drejt jugut vendit aty ku u mbajt dhe ceremonia. Festa e cila nisi pas mesnate ërkonte dheme ditëlindjen e djalit të tyre Krid ku e pritën të gjithë bashkë buzë detit.
E teksa këngëtarja vazhdon të ndajë për ndjekësit e saj momentet emocionuese gjatë ceremonisë së veçantë, ku ka marrë urime dhe komplimenta nga më të shumtat, por ka pasur dhe nga ata ndjekës të cilëve duket se nuk i ka pëlqyer aq shumë dasma.
E këtë gjë e ka treguar vetë këngëtarja, e cila nëpërmjet një postimi në InstaStory ka publikuar mesazhin e një ndjekëseje e cila shkruan:
“Çift shumë bosh. Sikur e imponoje këtë qypin për çdo gjë. Një dasmë e shpifur dhe shumë e stisur.”
Dhe aktorja ka vendosur ta marrë me sportivitet komentin e saj e cila iu është përgjigjur: “Të drejtë ke moj motër. Nuk e ke idenë sa jemi lodhur duke u shtirur. Po rrofsh që e vure re se thashë çne. Duhej kjo duhej”.