Trupi i pajetë i 22-vjeçarit, Valentin Nikolli, që u mbyt në lumin Mat është gjetur nga palombarët mëngjesin e sotëm.

I riu u mbyt pasditen e së mërkurës në afërsi të Urës së Zogut. Mësohet se 22-vjeçari kishte shkuar në lumë për të peshkuar bashke me shokët e tij.

Sipas policisë, dyshohet aksidentalisht ka rënë në lumë dhe e ka marrë rrjedha.

Kërkimet për gjetjen e trupit të tij nisën pasditen e djeshme (31 maj) nga palombarët dhe forcat RENEA të ardhura nga Tirana.