Gjergji Hani ka prezantuar platformën e tij për drejtimin e Partisë Demokratike ku garon përballë ish kreut të partisë, Lulzim Basha.
Ai u shpreh se nëse partia e tij humbet zgjedhjet e përgjithshme duhet të japë dorëheqjen, po ashtu edhe në rast se merr një rezultat më të ulët se në zgjedhjet pararendëse.
Më tej ai bëri edhe një propozim të pazakontë duke kërkuar që mosha e anëtarësisë në Partinë Demokratike të ulet nën 16-vjeç.
“Kryetari i Partisë jep dorëheqjen nëse nuk fiton zgjedhjet e përgjithshme dhe nëse në zgjedhjet vendore merr një rezultat më të ulët se ato pararendëse. Nuk ka të drejtë të kandidojë më. Anëtarësia në Partinë Demokratike të Shqipërisë ulet nën moshën 16-vjeç”, deklaroi ai.