Ka përfunduar rinumërimi për bashkinë Kuçovë. Nga rinumërimi i 18 kutive nuk ka asnjë ndryshim nga rezultati i zgjedhjeve të 14 majit.

Kandidati i PS, Kreshnik Hajdari rezulton sërish fitues përballë kandidatit të Bashkë Fitojmë Lefter Maliqi.

Kreshnik Hajdari, pas rinumërimit të kutive të votimit rezulton me 6901 vota nga 6910, pra -9 vota, ndërsa Lefter Maliqi rezulton të ketë 6224 vota nga 6228, pra -4 vota.