Presidenti rus Vladimir Putin pas kaosit të krijuar gjatë orëve të fundit në Rusi ka dalë në një konferencë për mediat ku i është drejtuar popullit rus.

Putin në fjalën e tij ka kërkuar nga rusët që të qëndrojnë të informuar në lidhje me atë që do të thotë ai.

Putin thotë se disa rusë janë “mashtruar në një aventurë kriminale” pa përmendur në mënyrë specifike luftëtarët rebelë të Wagner.