228 milion euro apo 10.5% më shumë të ardhura ka arritur të mbledhë qeveria në buxhet në pesë muajt e parë të vitit.
Kjo rritje vjen në kushtet kur perfomanca e tregtisë së jashtme ishte negative u ulur me 5%. Rritjen e të ardhurave po e udhëheq tatimi i fitimi dhe tatimi mbi të ardhurat personale, ndërsa është zbehur kontributi i TVSH-së apo siç quhet ndryshe taksa e konsumit.
Tatim fitimi apo taksa që paguajnë bizneset ka një rritje me 40.9% gjatë këtij pesë mujori duke shënuar nivele rekord. Madje mbledhja e kësaj takes ka tejkaluar edhe planin e buxhetit.
Edhe tatimi mbi të ardhurat personal dhe ato nga kontributet për sigurimet shoqërore kanë rritje të konsiderueshme me 24.8%, duke marrë parasysh edhe rritjen e pagave që kanë shoqëruar tregun e punës..
Ndërkohë shihet një rënie e TVSH së mbledhur në import, por sërish të ardhurat doganore vijojnë të jenë 0.4% më shumë se e njëjta periudhë kompensuar kryesisht nga renta minerare.
Tek shpenzimet, qeveria i ka rritur ato me vetëm 3.5% më shumë se një vit më parë. Në pesë muaj u realizuan vetëm 31.8% e shpenzimeve të planit vjetor.
Ndërkohë qeveria vijon të mbajë më shumë para të papërdorura në buxhet. Në planin e buxhetit duhej të ishin në pesë muaj vetëm 7 miliardë lekë suficit , por faktikisht janë 36.2 miliardë lekë. Në krahasim me një vit më parë janë gati 87.5% më shumë para të paharxhuara në buxhet.